Baze: Berisha paralajmëron Bashën siç paralajmëroi sekretarin Blinken dhe Yuri Kim 

Më të fundit


Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibejt po i ndodh pak a shumë si sekretarit Blinken apo ambasadores Yuri Kim me Sali Berishën.

Basha dhe Alibeaj të dy janë ndër ata deputetë që kanë deklaruar qartë që nuk shkojnë në mitingun e Sali Berishës, pasi i shërben përçarjes së opozitës dhe interesave familjare të Berishës. Pas kësaj, Sali Berisha i ka kërcënuar Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj të mos shkojnë në protestë më 7 korrik, duke nënkuptuar linçimin e tyre. 

Në fakt, që të dukej më vizionar, duhet të fuste në listë dhe dhjetëra deputetë të tjerë që kanë deklaruar se nuk do të shkojnë, pasi kështu do të dukej me e plotë lista e atyre që nuk do ishin në protestë, dhe do të quhej që nuk i “qasi” Berisha, jo se nuk donin.

Është pak a shumë si ajo që i ka ndodhur me sekretarin Blinken. Pasi ai e damkosi si minues i demokracisë, si i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, ky e çoi në gjykatë dhe deklaroi se nuk shkon në SHBA pa i kërkuar falje Blinkeni. Në fakt problemi që ka, nuk është se nuk i kërkon falje zoti Blinken, por se nuk shkon dot më familjarisht në SHBA.

A thua se e ftoi dikush në SHBA, apo akoma më keq, e ftoi sekretari Blinken, po ky nuk shkon pa i kërkuar falje.

Njësoj dhe me ambasadoren Yuri Kim. Pasi ajo deklaroi distancën zyrtare të Ambasadës së SHBA me personat e shpallur “non grata” dhe akoma më keq, i paralajmëroi demokratët se nuk mund të hanin bar për Sali Berishën, ky deklaroi se nuk ka për ta takuar kurrë ambasadoren Yuri Kim, se është vegël e Sorosit dhe Edi Ramës.

Problemi nuk është se nuk ka për ta takuar ky, por se nuk e takon ajo.

Kështu është dhe rasti i Luzlim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj. Ata e kanë deklaruar që nuk i shkojnë në miting. Bashkë me të dhe shumë deputetë të tjerë të opozitës. Tani ky meqë nuk i bindi dot të shkojnë, po bën si i fortë para grave të PD, për të treguar që nuk i pranon.

Dhe këtë e bën për një miting të cilin në fakt e mbledh pikërisht për të pritur në shesh vendimin e Gjykatës, për të cilin dyshon se mund ta fitojë Lulzim Basha. Duke e pritur atë në shesh, duke mallkuar Bashën, Alibeaj, Bardhin etj, ai po ja jep të plotë identitetin mitingut të 7 korrikut, si miting anti-opozitar, që vulos përçarjen historike të saj. 

Dhe në këtë pikë e ka gjithë simpatinë e Edi Ramës. Duhet ta mirëkuptojë, se ai nuk flet dot, pasi e ka të ndaluar të shpreh simpati për “non gratat”, por nderin sidoqoftë ja di.



Skip to toolbar