Baze: Edi Rama një “diversionist” në dispozicion të opozitarëve

Më të fundit


Nga Mero Baze

Debati mbi ndëshkimet e deputetëve që po prishin rregullisht seancat e Kuvendit, ka kuptim vetëm si debat politik. Juridikisht ka një ligj që e rregullon sjelljen e deputetit në seancë, por politikisht natyrisht mund të debatohet. Dhe ajo që mund të debatohet është nëse ka ndonjë qëllim apo prapavijë politike përjashtimi I tyre nga seanca.

Perceptimi publik është se grupi I deputeteve zhurmues,  janë aty për të vazhduar betejën e Sali Berishës për bllokimin e Kuvendit, përmes të ashtuquajturës “mosbindje civile” e cila nisi bashkë me procedurën hetimore ndaj Sali Berishës dhe dhëndëri të vet.

Meqë u banalizua shumë, dhe humbi çdo shpresë për mbështetje ndërkombëtare, rrugës grupi I deputetëve që drejtohen nga Gazmend Bardhi, shtuan disa kërkesa politike, lidhur me komisionet hetimore, të cilat po ashtu morën një përgjigje brutale nga ligji I ri I ndryshuar për komisonet hetimore, për të cilin ata nuk bien dakord.

Të ndëshkuarit për zhurmues në fakt janë pjesë e të dy nëngrupeve, dhe atij të Berishës dhe atij të Bardhit, të cilët kanë formalisht aspirata të ndryshme në betejën e tyre.

Ata të Berishës, duan bllokimin e parlamenti dhe madje dhe revolucion para se Berisha të shkojë në Gjykatë.

Pjesa e Gazmend Bardhit,  kanë vetëm kërkesa për bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës zgjedhore, se në Komision janë të përfaqësuar dhe mund të marrin pjesë nëse duan.

Në këto kushte debati politik rreth rolit të Edi Ramës në këtë ngërç, është qesharak.

Nëse Edi Rama do hyj në këtë debat, atëherë ai do të akuzohet për diversionist, pasi mund ti plotësoj kërkesat e Gazmend Bardhit dhe do krijoj përçarje mes tij dhe deputetëve të Berishës, që duan në finale një revolucion për të shpëtuar Berishën.

Duke mos u përfshirë në këtë diversion, ai po ashtu po akuzohet nga Lulzim Basha se po mban të bashkuar dy nëngrupe artificiale për të dobësuar opozitën dhe për të mos I dhënë zgjidhje reformës zgjedhore.

Pra çfarëdo që të bëj Edi Rama në këtë situatë, ai është “nën akuzë” si diversionst I opozitës. Aktualisht është nën akuzë nga Basha se po mban të bashkuar Gaz Bardhin me Berishën, dhe nëse ndërhyn për të plotësuar kërkesat e Bardhit, do jetë nën akuzë se po përçan grupin e Berishës.

Duke I përjashtuar të gjithë palët e “mosbindjes civile” ai po përpiqet ta zgjidh teknikisht çështjen, se po të jetë për zgjidhje politike, duhet doemos të ndërhyj mes Berishës dhe Bardhit. Dhe Berisha e ndjen këtë. Pranë tij po shtohen zërat që deputetët ose të vijnë të gjithë tek rrugica, ose të ikin.

Myslym Murri ja përsëriti përsëri sot posht Ballkonit , Berishës. Pra dhe pa ndërhyrë Rama këta deputet e Gazmend Bardhit janë të dyshuar për “tradhtarë të Berishës”. Nëse ndërhyn dhe I ndanë kërkesat e tyre nga ato të Berishës, edhe pse është e pandershme politikisht, përsëri do kemi revoltë për joshje të opozitës apo përçarje të saj.

Kjo ndodh pasi problem I opozitës apo fati I saj nuk duhet diskutuar nga mënyra se si e “respekton” qeveria, por çfarë bën ajo kundër qeverisë. Deri tani agresiviteti I opozitës është I motivuar vetëm me përpjekjen për të mbrojtur Sali Berishën. Kauzat e tjera duken artificiale dhe alibira të pasinqerta. Beteja për të mbrojtur Berishën është më e sinqert.

Është e qart se jo të gjithë ata që janë deputet të opozitës duan ta mbrojnë Sali Berishën, por ky është perceptimi I betejës së tyre, përderisa ata kanë të përbashkët me deputetët e Berishës, sebepet për sherr në Kuvend.

Sherret në Kuvend nuk janë fundi I botës dhe as fundi I parlamentarizmit. Ato janë histori që shoqërojnë çdo parlament.

Motivet e sherrit bëjnë diferencën. Dhe problem është se opozitarët “sherxhinj” duan që të mos qartësohen motivet përse luftojnë.

Ata duan të duken edhe sikur janë pak për Berishën, edhe sikur kanë betejën e tyre të pavarur prej Berishës. Dhe ky dualitet i tyre, në fakt i bën ata të padobishëm edhe për Berishën edhe për vete. Vetëm Edi Ramës i bëjnë punë kështu.



Skip to toolbar