Baze: Keqkatandisja e një njeriu mosmirënjohës ndaj shqiptarëve

Më të fundit


Në zgjedhjet e 2005, kur PD kishte kontraktuar një kompani lobimi amerikane për tu dukur se ishte më afër me SHBA, një kandidat i PD në Gjirokastër  e kishte marrë seriozisht këtë punë dhe kërkonte mbështetje amerikane. Dy miqtë e mi, qytetare amerikanë, një nga Kolonja e tjetri nga Kukësi, u gjendën në Gjirokastër dhe nuk dinin si ta ndihmonin. Atëherë improvizuan një takim me disa banorë të Lazaratit. Njëri prej tyre u prezantua si politikan amerikan që kishte ardhur të mbështeste kandidatin, tjetri si përkthyes i tij. E ruajtën seriozitetin nja 5 minuta derisa një prej banorëve, e pyeti se nga cili qytet i Amerikës ishte.

Nga Detroit ndërhyri “përkthyesi”.

-A e njeh djalin tim se dhe ai në Detroit është i tha plaku. Quhet filan fisteku.

Aty ishte e vështirë të ruhej serioziteti pasi ai e njihte vërtetë, ishin shokë si shqiptarë.

-Po po,- i tha shqip. E njoh. Atëherë biseda u bë më vëllazërore dhe gjithë fshati e mori vesh se kanë ardhur ca amerikanë të ndihmojnë deputetin. Për fat të keq takimin e regjistroi një televizion lokal dhe në darkë ishte problem tua shpjegoja atyre që i njihnin pse talleshin me fshatin.

Kështu dhe kjo historia e Berishës që ka sjellë nga ShBA një zonjushë që herë ka mbiemër Kokalari, herë mbiemër grek Angelakis, here Evis e here Evi. Serioziteti me të cilën mbështetësit e Berishës e marrin këtë si mbështetje amerikane ja kalon asaj skenës së Lazaratit me dy miqtë e mij më 2005.

Por kjo tregon pak më shumë, pasi këtu nuk bëhet fjalë për një plak të sinqertë nga Lazarati që e di botën sa fshati i tij dhe pyeste për djalin në SHBA. Tani bëhet fjalë për një njeri që ka qenë president i këtij vendi, kryeministër, lider opozitë dhe tani opozitar shëtitës i partisë së tij, që mbledh gjithë të rrjedhurit e këtij vendi qytet më qytet dhe flet broçkulla. Është keqkatandisja e një njeriu që po shikon fundin e tij më keq se sa ja kishte taksuar çdo armik i tij. Është historia e një njeriu që për tredhjetë vite tentoi të qeverisë dhe kontrollojë këtë vend, duke u bazuar tek mosmirënjohja ndaj çdo kujt që i besoi atij qoftë dhe një ditë.

Dhe siç thotë një proverb i lashtë: “kush me shpatë sundon, nga shpata do vdesë”. Dhe ky që sundoi me mosmirënjohje, nga mosmirënjohja po vdesë. Sic e meriton.

Vetëm se rrjedhja e tij  deri në këtë pikë sa çdo emigrant shqiptar në SHBA na e paraqet si SHBA dhe Departamentin e Shtetit na e paraqet si Xhorxh Sorosin, është fundi i një përroi psikik që tani nuk ka kush që ta ndalë. Ai është rrufepritësi i çdo deliranti, çdo të shkalluari, çdo njeriu me sëmundje mendore, apo trafikant interesash, çdo palaçoje dhe të anashkaluari nga shoqëria, që shpreson se duke shkuar në takim me të, u tregon të vetëve se ka akoma shpresë për ta. Është Sali Berisha.



Skip to toolbar