Ajo që ka ndodhur me dosjen e politikanit të profilit të lartë I.M. siç i referohet Bordi i Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, është një rast klasik që tregon se si e shkuara e errët të dikton gjithë jetën politike dhe shkakton drama të mëdha në shoqëritë postkomuniste.
Politikani i profilit të lartë I.M. ka qenë rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990. Më pas kur Ramiz Alia u rizgjodh President pas zgjedhjeve të para, shumë dosje të bashkëpunëtorëve të Sigurimit u fshehën apo asgjësuan, me një procedurë që justifikonte djegien e tyre për shkak të parëndësisë së shumë denoncimeve të bashkëpunëtorëve.
Këtu përflitet se ka pasur një pakt dhe me drejtues të PD së asaj kohe që disa dosje nga të dy anët të eliminoheshin.
Por nuk është e mundur të eliminohen fizikisht.
Komisionet “Mezini” dhe “Bezhani” 1996-1997 e më pas, kanë bërë verifikime të paplota të dosjeve duke përdorur një nen, i cili i shfajësonte Autoritet për mos gjetje dosjeje. Pra ata shpreheshin se nga kërkimet tona deri tani nuk rezulton ose rezulton, por nuk jepnin siguri të përjetshme.
Më pas, këtë klauzolë, ligji për dosjet në Shqipëri e ktheu me fuqi të plotë, duke mos lejuar korrigjim certifikate nëse t’i zbuloheshe që je bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, disa vjet pasi kishe marrë certifikatë nga Komisioni “Mezini” apo “Bezhani”.
Pikërisht për këtë është vënë në lëvizje “Bordi I Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit”. Ai i kërkon parlamentit ta heqë këtë klauzolë dhe të lejojë Autoritetin të korrigjoi certifikatat e lëshuara më parë nëse provohet me fakte të reja.
Dhe për ta ilustruar këtë rast ka marrë dosjen e politikanit I.M.
Në dosjet drejtuar Kuvendit, gazeta mëson se është përdorur emri i plotë Ilir Meta.
Kjo tanimë provon pse për tridhjetë vjet Ilir Meta ka qenë një satelit i Sali Berishës dhe si e ka shantazhuar ai për ta pasur aleat. Ai e ka përdorur atë në periudhën e opozitës 1992-1997 kundër Fatos Nanos që ndërkohë e kishte burgosur.
Më pas, të dy u përpoqën të faktorizojnë njëri- tjetrin dhe Meta u përdor sërish si kolonë e pestë në pushtetin e socialistëve pas vitit 2001. Më 2004 ai krijoi një fraksion opozitar që ishte shkaku kryesor për daljen e PS në opozitë dhe më pas vazhdoi hapur aleancën me Sali Berishën.
Të gjithë historitë e tjera të Ilir Metës dhe deri tek futja në një gjatësi vale me Sali Berishën dhe në linjën antiperëndimore, shpjegohen qartë me këtë fakt.
Ai njeri nuk është i lirë të marrë vendime për vete. Liria e tij ka humbur në vitin 1990, kur ka firmosur kundër lirisë së shqiptarëve. Këtë “Partinë e Lirisë” që bëri dje, duket që e ka pasur vrasje ndërgjegjeje për mungesën e lirisë tërë jetën e tij. Por ajo nuk ja kthen dot. Ka lindur e vdekur!
Baze:Dosja e Ilir Metës shpjegon gjithë jetën politike të Ilir Metës 
Më të fundit09:07 - 27/07/2022