Kryetari i aleancës për shqiptarët Arben Taravari, i ftua në panelin e programit “Real Story” u shpreh se gjykatësit në Maqedoni janë zgjedhur në periudhën e LSDM-BDI.
Sipas tij, është tentuar për disa komuna që të bashkohet pozita dhe opozita dhe është refuzuar nga zoti Ahmeti.
“Gjykata Kushtetuese në Maqedoni të gjithë gjykatësit janë zgjedhur në periudhën LSDM-BDI. BDI prej 17 deputetëve e ka një deputet misterioz, Sali Murati i etnisë turke, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, thjesht një individ enigmatik që doli si deputet i BDIdhe ish kryetar i GJK. Vetëm të jesh idiot dhe të mendosh që ky i trigeroj ligjin e gjuhës shqipe. Cfarë e lidh Sali Muratin me Ali Ahmetin. E dyta duhet të ketë kanale komunikimi mes opozitës dhe pozitës shqiptare. 22 vjet kushdo qoftë të jetë në pushtet probabiliteti i madh është të jetë për korrupsion. Kemi tentuar për disa komuna që duhet të bashkohet pozita dhe opozita shqiptare mund ti fitojmë dhe e ka refuzuar zoti Ahmeti.
A është korrekte të thuash tradhëtar kombëtar, toptan, rrahman morina? A është ky fjalor për një grupacion politik që ka marrë 107 mijë vota. A nuk është fyese dhe ofenduese? Nëse na thirr për të biseduar s’ka problem, por prano realitetin. S’ka ndonjë gjë të jesh 4 vite në opozitë. Përsëri do ketë zgjedhje vitin e ardhshëm.” – u shpreh ai.