Ambasada e Greqisë në Tiranë mesditën e së martës shpërndau një njoftim për mediat, ku binin në sy dy gjëra. E para. fakti se Greqia nuk ndalon askënd që të udhëtojë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. “Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri” – thuhej në njoftim.
E dyta i përketë zgjatjes së lejeve të qëndrimit që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi masat e jashtëzakonshme. Por në këtë deklaratë të Ambasadës Greke, nuk përmendej në asnjë moment anulimi i penaliteteve në rast të shkeljes së afatit 90 ditorë, siç tashmë kanë bërë shumë shtete.
Pak orë mas, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook njoftoi se askush nga shqiptarët që ndodhet në Greqi, nuk do të penalizohet për shkelje të këtij afati.
Real Story ka mësuar se Greqia, pavarësisht kërkesave të shumta të dërguar nga pala shqiptare që në nisje të kësaj situate, për anulimin e penalitetit, nuk i është përgjigjur qarte. Një nga argumentet e përdorur nga pala greke është se nuk i takon Greqisë të marr vendime të tilla, pasi bëhet fjalë për Zonën schengen dhe marrëdhëniet me vende të tjera. Dhe si të tilla është Komisioni Europian, ai i cili duhet të marr një vendim. Gje qe ne fakt u prvua kur parlamenti i holandes miratoi pak muaj me pare mocionin e ekstremit te djathte per te kthyer vizat per shqiperine, nje gje qe nuk u mor parasysh nga komisioni europian. Por pavarësisht refuzimit të Greqisë për të dhënë nje pergjigje te qarte, real story ka mesuar se Komisioni Europian ka nxjerre dhe nisur te gjithe vendeve anëtare një udhëzim pikërisht për këtë çështje.
“Për shtetasit e vendeve të cilët udhëtojnë pa viza dhe që janë të detyruar të qëndrojnë përtej afatit 90 ditor, duhet të lëshohet një vizë kombëtare me qëndrim të gjatë ose një leje qëndrimi e përkohshme nga autoritetet kompetente kombëtare. Shtetet Anëtare inkurajohen të mos aplikojne sanksionet administrative ose gjobat për shtetasit e vendeve të treta të cilët nuk kanë mundësi të lënë territorin për shkak të kufizimeve të udhëtimit si dhe kjo te mos cenoje aplikimet e tyre te mevonshme per viza.” – thuhet në udhëzimin e Komisionit Europian.
Por a do ta zbatojë këtë udhëzim Greqia?
Një burim diplomatik pranë Ambasadës Greke në Tiranë ju pergjigj zyrtarisht kështu Real Story: “I gjithë legjislacioni dhe rregullat e zonës Schengen do të respektohet dhe zbatohen nga organet kompetente greke, si gjithnjë”