BE dhe SHBA, kundër PD e Metës: Mbështesim votimin për Kushtetuesen

POLITIKË


Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dhe Ambasada e SHBA kanë mbështetur vendimin e parlamentit për të zgjedhur dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti dhe PD-ja kanë dalë kundër procedurës, por BE SHBA e mbështetën plotësisht vendimin e parlamentit dhe kërkon që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më parë që të jetë e  mundur.

“Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, thotë BE-ja.

Ndërsa Ambasada e SHBA në Tiranë deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike”, u shpreh SHBA.



Skip to toolbar