BE i ndalon Maqedonisë së Veriut ligjin për vettingun

POLITIKË


Edhe pse për Shqipërinë, Bashkimi Europian nxiti realizimin e procesit të vettingut në gjyqësor dhe publikisht deklaron se është një sukses, problemet e shfaqura e kanë detyruar që ndërmarrja e një procesi të tillë në rajon të jetë më i kujdesshëm.

Mediat në Maqedoninë e Veriut shprehen se Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të aplikohet vettingu në gjyqësor sipas modelit të Shqipërisë, por Bashkimi Europian e ka refuzuar këtë kërkesë.

Mediat raportojnë se Ambasadori i BE në Maqedoni z. Samuel Zbogar e hodhi poshtë kërkesën e Kryeministrit në largim Zoran Zaev që të ketë vetting të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas portalit Republika, një veprim i ngjashëm në Shqipëri solli deklarimet nga opozita se kryeministri Edi Rama ka mbajtur në detyrë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët më besnikë. Ambasadori Zbogar u tha gazetarëve se vettingu duhet të shihet si opsioni i fundit i zgjidhjes dhe se aktualisht nuk ka nevojë për ta prezantuar atë. Zbogar gjithashtu njoftoi një projekt të BE për të kontrolluar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit në vitin 2020.



Skip to toolbar