BE ka dështuar në Kosovë dhe Serbi

KOSOVA


Nga Aleks Eror, Foreign Policy

Konflikti i ngrirë mes Serbisë dhe Kosovës rrezikon të përshkallëzohet si pasojë e ngjarjeve gjatë javëve të fundit.

Së pari, si pasojë e një përleshje të armatosur midis personave të armatosur serbë dhe autoriteteve të Kosovës në veri të vendit 3 sulmues dhe një oficer policie u vranë.

Më pas, vetëm pak ditë më vonë, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi për vendosjen e paprecedentë të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, duke ngritur shqetësime se lufta mund të rikthehet në Ballkan.

Uashingtoni paralajmëroi Beogradin se mund të përballej me masa ndëshkuese nëse nuk tërhiqte forcat e tij. Për fat të mirë, përgjigja ishte e menjëhershme dhe presidenti shpesh kokëfortë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk humbi kohë për të tërhequr ushtrinë e tij, raporton abcnews.al.

Kjo nuk ishte hera e parë që mosmarrëveshja Kosovë-Serbi çoi rritjen e trupave përgjatë kufirit dhe Vuçiç shpesh e përdor këtë si një taktikë për t’i frikësuar kur dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës nuk po shkon në linjat e duhura, sipas tij.

Por diçka e tillë vuri në dukje se sa shpejt Vuçiç zbatoi urdhrat e Uashingtonit, gjë që bie në kontrast nga mënyra zvarritëse dhe e shtirur që ai zakonisht i tregon Brukselit, i cili nuk priret të lëshojë kërcënime dhe paralajmërime në mënyrën si e bën Uashingtoni.

Kjo do të thotë se kur Shtetet e Bashkuara përplasin grushtin në tavolinë, Vuçiç dëgjon.

Edhe pse kjo ndodhi muajin e kaluar, ky episod duhet të ndezë këmbanat e alarmit në Komisionin Europian.

Gjatë vitit, Brukseli ka bërë thirrje për nevojën e madhe për të vazhduar dialogun e ngecur Serbi-Kosovë, drejt normalizimit të dy palëve, duke i kërkuar Serbisë njohjen de facto të Kosovës dhe të ndalojë fushatën kundër qeverisë në këmbim të vetëqeverisjes për serbët etnikë në veri të vendit.

Vendosmëria e bllokut dukej se fillimisht dha rezultate, kur Vuçiç dhe homologu i tij, kryeministri Albin Kurti, ranë dakord se si të zbatonin një plan 11-pikësh të BE-së që përcakton një proces për normalizimin në mars.

Por nuk kaloi shumë kohë që situata u tensionua sërish për të dyja palët, dhe ndërsa Brukseli tregoi njëfarë autoriteti duke sanksionuar Prishtinën për dështimin në respektimin e angazhimeve të saj ndaj marrëveshjes dhe për nxitjen e tensioneve me serbët etnikë në veri të vendit, ai përfundimisht nuk arriti të detyronte pajtueshmërinë dhe ngjarjet e fundit sugjerojnë se dialogu në fakt jo vetëm që nuk ka përparuar por ka ecur mbrapa.

Kjo duhet të shqetësojë BE-në për një sërë arsyesh.

Së pari, nuk duket se ka shumë kontroll mbi ngjarjet në oborrin e saj të shtëpisë.

Së dyti, zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA po afrohen dhe Brukseli mund të gjejë plotësisht veten të mënjanuar në Ballkan nëse republikanët marrin kontrollin e Shtëpisë së Bardhë.

Në të vërtetë, kjo pothuajse ndodhi 3 vite më parë, kur u përhapën thashethemet se administrata Trump ishte e hapur për miratimin e një propozimi të diskutueshëm për shkëmbimin e tokës midis Beogradit dhe Prishtinës që do të çonte në ri-vizatimin e kufijve Serbi-Kosovë përgjatë vijave etnike duke zhvendosur serbët e veriut të Kosovës në Serbi në këmbim të shqiptarëve etnike në jug të Serbisë.

BE ngriti akuza për krime lufte kundër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, por ishte me fat sepse në atë kohë Presidenti Donald Trump humbi zgjedhjet disa muaj më vonë.

Administrata e Biden ka qenë e lumtur të ketë një rol dytësor në krahasim me Trump dhe lejoj Europën të marrë drejtimin në çështjet e Ballkanit. Por kjo nuk ka gjasa të jetë rasti nëse Trump ose ndonjë republikan tjetër fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Dialogu Serbi-Kosovë mbetet i bllokuar sepse Beogradi preferon status quo-në ndaj çdo zgjidhjeje tjetër të propozuar që ndalon, ndoshta, korrigjimet e kufijve.

Korrigjimet e kufijve padyshim do të jenë pjesë e diskutimeve dhe megjithëse kjo do të ishte zgjidhja më e drejtpërdrejtë e konfliktit që do ta bënte Kosovën një shtet më koherent politik, por me siguri do të rezultojë më përçarës sesa status quo-ja në praktikë, raporton abcnews.al.

Pra, për këtë arsye, Brukseli dhe Uashingtoni duhet të ndërmarrin sa më shpejt masa, ndërkohë që demokratët janë ende në gjendje të kontrollojnë ngjarjet. Por kjo mund të kërkojë një ndryshim drastik të qasjes.

Në të vërtetë, Vuçiç e ka bërë shumë të qartë këtë dhe nuk ka asnjë shenjë se plani i ri i rënë dakord për këtë vit në fakt ka ndryshuar diçka.

Në fakt, Vuçiç është tallur hapur me BE-në në televizionin serb, duke pretenduar se ai nuk e nënshkroi propozimin e lartpërmendur, të quajtur Marrëveshja e Ohrit, sepse kishte dhimbje në dorën e djathtë që “pritet të vazhdojë të paktën për 4 vite.”

Në mënyrë të pashmangshme, ka pasur thirrje për të sanksionuar Beogradin, por kritikët e Vuçiçit priren të mbivlerësojnë se sa ndikim ka Brukseli mbi të.

Sa herë që Vuçiç shihet si minim i vlerave dhe interesit perëndimor në Ballkan, skifterët e Serbisë zakonisht propozojnë që BE të pezullojë procesin e pranimit të vendit dhe të shkurtojë mbështetjen e konsiderueshme financiare që merr nga Europa.

Por është e diskutueshme se sa efektive do të ishte një qasje e tillë, dhe asnjëra metodë nuk është një plumb argjendi që do të jepte rezultate të shpejta.

Së pari, ka pak arsye për të besuar se qeveria e Vuçiçit është serioze për ta udhëhequr më kombin e tij drejt BE-së.

Një dekadë e tij në pushtet është shënuar nga një kthim i vazhdueshëm demokratik dhe Serbia, e cila është bërë gjithnjë e më autoritare, çdo vit duket më pak si një shtet i stilit të BE-së.

Opozita e vendit është sterilizuar plotësisht, ndërsa pothuajse të gjitha mediat janë nën kontrollin e oligarkëve të lidhur me qeverinë.

Kjo lëvizje nuk tregon shenja pakësimi dhe qeveria aktualisht është në proces të ndryshimit të ligjeve për informacionin publik dhe median në një mënyrë që do t’u mundësonte subjekteve shtetërore si Telekom Serbia, të lëshojnë licencat e veta të mediave, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çonte në shfaqjen e edhe më shumë zërave pro-qeveritar në një vend që mezi ka më një shtyp të lirë.

Përfundimi i procesit të pranimit të Serbisë, gjithashtu nuk ka gjasa të çojë në ndonjë lloj reagimi publik që mund të ushtrojë presion mbi Vuçiç. Pro-europianët e përkushtuar përbëjnë vetëm 13% të elektoratit kombëtar, madje edhe opozita e moderuar e vendit sulmon Vuçiçin se ka pranuar shumë kushte në lidhje me Kosovën.

Momentalisht, një shumicë dërrmuese në vend nuk ka interes për normalizimin e lidhjeve sipas kushteve që aktualisht po shtyhen nga Perëndimi dhe i vetmi buton që i ka mbetur për të shtypur janë sanksionet ekonomike.

Por, gjithashtu, kjo nuk ka gjasa të shkaktojë një qasje radikale në Beograd, sepse e vërteta e pashmangshme është se Vuçiç mund të heqë lehtësisht çdo lloj sanksioni deri në zgjedhjet e 2024 dhe ndoshta shumë më gjatë.

Megjithëse Europa është partneri kryesor tregtar i Serbisë dhe burimi më i madh i saj i ndihmës ndërkombëtare në një farë mase, Beogradi e ka reduktuar varësinë e tij nga blloku gjatë dekadës së fundit duke diversifikuar listën e vendeve me të cilat bën biznes.

Beogradi ka më shumë biznes me vende që përfshijnë Kinën, Rusinë, Izraelin dhe shtetet Arabe të Gjirit. Vlen gjithashtu të kujtohet se, nëse Vuçiç nuk pushton Kosovën, ai nuk ka gjasa të përballet me ndonjë gjë që i afrohet llojit të sanksioneve që u vendosën kundër Serbisë në vitet 1990.

Këto patën një efekt gjymtues në vend, por presidenti i atëhershëm Slobodan Millosheviç arriti të “mposhte” stuhinë ekonomike për gati një dekadë përpara se të rrëzohej.

Shkurtimet e granteve ekonomike dhe fondeve të zhvillimit mund të jenë pjesë e sanksioneve por nuk do të ketë sanksione që pengojnë anëtarët e BE-së të tregtojnë me Serbinë.

Ndryshe nga 15 vjet më parë, Serbia ka partnerë të rinj ndërkombëtarë, kështu që situata ekonomike nuk ka gjasa të bëhet aq e rëndë sa serbët të protestojnë masivisht dhe të kërcënojnë sundimin e Vuçiçit.

Kjo e bën situatën edhe më të vështirë.

Nuk ka zgjidhje të lehta për problemin Kosovë-Serbi. Korrigjimi i kufijve mbetet rruga më e shpejtë drejt zgjidhjes së konfliktit, por edhe nëse një zgjidhje e tillë do të realizohej, dritarja e mundësive është mbyllur padyshim tani që Thaçi është zëvendësuar nga një nacionalist i përkushtuar si Kurti, i cili ka treguar zero interes për kompromis qoftë edhe të moderuar.

Kurti vazhdimisht i ka rezistuar kërkesës të Beogradit, e cila është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASM) që do t’u jepte zonave të dominuara nga serbët në veri të vendit një shkallë autonomie.

Prishtina fillimisht ra dakord për këtë në vitin 2013, por e ka zvarritur më pas. Kjo është bërë edhe më e vështirë me Kurtin në pushtet, sepse ai kundërshton asosacionin në parim, nga frika se kjo do t’u jepte serbëve fuqinë për të vepruar si kolona e pestë dhe do të minonte qeverinë qendrore në të njëjtën mënyrë si Republika Srpska, në Bosnje, që pengon liderët federalë në Sarajevë.

Nuk do të ketë lëvizje nga pala serbe derisa të krijohet asosacioni i komunave serbe, lëvizje të cilën BE-ja e mbështet.

E vërteta e papërshtatshme për Kurtin është se ëndrra e Kosovës për shtetësi ekonomikisht të qëndrueshme dhe njohje të OKB-së përfundon në momentin kur Brukseli ose Uashingtoni vendosin mos ta mbështesin më.

Perëndimi ka fuqi të jashtëzakonshme për të detyruar Kurtin të pranojë dhe do të ishte mirë ta përdorte atë nëse dëshiron të shohë përparim përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Prandaj, Prishtinës duhet t’i paraqitet një ultimatum: Pranoni asociacionin nëse keni ambicie serioze për t’u bërë një shtet plotësisht i pavarur.

Një veprim i tillë padyshim që do të çonte në kritika të forta nga kori i lartë i zërave pro-kosovar, të cilët pa dyshim do të argumentonin se Vuçiç po “shpërblehet” për sjelljen e tij luftarake në javët e fundit.

Por këta zëra mund të injorohen lehtësisht. Kosova nuk ka të drejtë të qenësishme për të ekzistuar, dhe pretendimet e saj për kombësi nuk janë më të vlefshme se ato të shteteve të tjera të panjohura anembanë botës. Dallimi i vetëm mes tyre është se Prishtina gëzon mbështetjen e Perëndimit, raporton abcnews.al.

Nëse Kurti dëshiron njohje ndërkombëtare, ai duhet të detyrohet të pranojë rrezikun e mosfunksionimit të stilit të Bosnjës si çmim për ta marrë atë. Natyrisht, ekziston çdo mundësi që Beogradi të vazhdojë të ndjekë politikën e tij të zakonshme dhe të mos pranojë edhe nëse Perëndimi do ta bënte këtë.

Me afrimin e shpejtë të vitit 2024, Vuçiç ndoshta po fiton kohë për një fitore republikane me shpresën se mund të diskutojë sërish mundësinë për korrigjimin e kufijve ose kushteve të tjera më të favorshme për Serbinë.

Por edhe nëse demokratët arrijnë të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë, ekziston një argument që mund të diskutohet se Uashingtoni duhet të marrë drejtimin në Ballkan.

Duke vënë të gjitha bastet për Vuçiç si zgjidhje për mosmarrëveshjen e Kosovës, BE-ja e ka lejuar veten të futet në një qoshe. Kjo është bërë duke heshtur ndaj kritikave ndaj Vuçiçit dhe duke qëndruar duarkryq, ndërsa ai ka çmontuar demokracinë e re që po shfaqej në Serbi në dekadën e parë të këtij shekulli.

Ky lloj pasiviteti është thellësisht i dobishëm për Vuçiçin.

Kontrolli i presidentit mbi institucionet shtetërore dhe mediat në Serbi e ka bërë të pamundur që të ketë një tjetër person që mund ta sfidojë, që do të thotë se nuk ka asnjë partner alternativ të cilit komuniteti ndërkombëtar mund t’i drejtohet. Ndryshimi i kësaj do të kërkojë veprime afatgjata dhe potencialisht mjaft agresive si sanksionimi i rrethit të ngushtë të Vuçiçit ose shfaqja e një opozite të qëndrueshme politike, siç bëri National Endoëment for Democracy në Serbi në fund të viteve 1990.

Shoqëria civile në mënyrë efektive duhet të rindërtohet nga fillimi dhe media e pavarur e vendit ka nevojë për ndihmë për të luftuar kërcënimin e paraqitur nga Telekom Serbia nëse shtypi i lirë dëshiron të mbijetojë, raporton abcnews.al

Në shumë mënyra, ajo që kërkohet është një projekt shtetformues i llojit të ndërmarrë në Kosovë. Brukseli ka treguar se është i paaftë për ta bërë këtë, kështu që mund të ketë ardhur koha që Uashingtoni të përplasë grushtin e tij në tavolinë nëse diçka duhet të ndryshojë./abcnews.al



Skip to toolbar