BE përshëndet “Anti-KÇK”: Ligji special të ndiqet veçanërisht nga SPAK

AKTUALITET


Delegacioni i BE-së në Shqipëri thotë se paketa “Anti-KÇK” e miratuar nga qeveria është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.

Në faqen e saj zyrtare delegacioni i BE gjithashtu bën me dije se e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un.

“Ndiq paratë” ka provuar se është një mënyrë shumë e efektshme për të luftuar konkretisht organizatat kriminale.

Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë, që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të trajtuar këtë problem.

Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që masat e reja ligjore të zbatohen në respekt të plotë të të drejtave themelore të të akuzuarve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës.

Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK-un.

Ne vazhdojmë ta inkurajojmë Qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.”- shkruan delegacioni i BE-së në Shqipëri.



Skip to toolbar