“BE u tregua e padrejtë me ne”, Rama: Nuk kemi rrugë tjetër veçse asaj europiane

Më të fundit


Është mbajtur sot në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritar Shqipëri-BE. 

Në konferencën për shtyp me ministrin hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó dhe Komisionerin e  Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama  theksoi se BE në të shkuarën është treguar e padrejtë me vendet kandidate siç është Shqipëria.

“Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur në mënyrë të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur për përmbushjen e kushteve.

Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës. Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykate të pavarur pavarësisht partisë.

Do ta bëjmë këtë në çdo nivel për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të merituar vendin tonë në BE. Ky progres vetëm sado të thellohet, do e bëjmë këtë duke ruajtur e mbrojtur të drejtat e njeriut. Ne kemi zbatuar një kuadër mjaft progresiv bazuar në standardet e Evropës.

Vullneti ynë do të përplotësohet me aktet nënligjore. Do të ndërtojmë punën e shkëlqyer me një ekip të madh negociatorësh dhe do ta forcojmë këtë administratë në shërbim të së ardhmes.

Ky është momenti për të falënderua Orban që na ka treguar qysh në ditën e parë, vullnetin për të ndihmuar, për përcjelljen e dijeve që Hungaria ka përfituar gjatë procesit të vet në anëtarësim në BE. Më shumë se kurrë, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE.

Një gjë është e njëjtë kudo, dëshira për të qenë pjesë e këtij bashkimi. Për Shqipërinë nuk tjetër të ardhme e rrugë tjetër post të ardhmes sonë në BE dhe rrugës së BE. Faleminderit”, -u shpreh Rama.



Skip to toolbar