“Begaj, president i ekuilibruar”, Minxhozi: Sjelljet e Metës kanë qenë jashtë standardit!

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC, komentoi reagimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me dekretimin e ligjit për Komisionet Hetimore, nga presidenti Bajram Begaj.

Gjatë analizës në studio, Minxhozi theksoi se mes rreshtave të reagimit të kryeministrit Rama lexohej se mesazhi ishte edhe për ish-presidentin Ilir Meta.

Minxhozi tha se sjelljet e Ilir Metës kanë qenë jashtë çdo standardi.

Skënder Minxhozi: Rama ka folur hapur, aciditeti dhe ironia i drejtohet më shumë Metës sesa Begajt. Por edhe për Begajn është shprehur mes rreshtash se kemi të bëjmë me një akt normal, kur kreu i shtetit nuk bën ato akrobaci që Meta i ka bërë gjatë gjithë 5-vjeçarit të tij. Shpall ambasadorin e BE të padëshirueshëm në selinë e presidencës. Ulet në gjunjë duke bërë shqiponjën, sulmon SHBA, dhe pas ka edhe flamurin amerikan. Një president me një sjellje që shprehej se nuk e dekretoj ministrin se duhet të pijë kafe me mua. Sjellja e Metës ka qenë jashtë standardit. Nëse Berisha ishte ai që ishte rezultat i një dekade të dhunshme që kishte brenda shumë të vrarë dhe që në na kaloi nga një diktaturë e rëndë në një tranzicion shumë të rëndë. Mungesa e një CV politike e Bajram Begaj është një element qetësues dhe sillet duke iu përmbajtur Kushtetutës.

Frrok Çupi: Nëse do të kishim një president të kulturës borgjezë në ’91 nuk do të kishim këto probleme. Një sjellje e Bamir Topit në kohën kur Shqipëria u pranua në NATO, kryeministri Berisha nuk e la të zinte vendin e tij. Këto janë gjëra me shumë rëndësi. Të tjerët u përpoqën që të gdhendin sadopak qëndrimin e Berishës. Për mendimin tim nuk shkuan në një president me qëndrime të ftohta. Binte në sy vullneti i hapur personal i presidentit dhe tek të tjerët përveç Ilir Metës binte në sy frika ndaj Kushtetutës. Ilir Meta ishte i ngarkuar edhe me padituri totale. Si President ishte një fatkeqësi për ne, pasi ishte i paditur. Dhe këtë tentonte ta kompensonte me sjellje folklorike apo inate. Duke qenë se kishte sjelle me SHIK, nisi edhe të sulmojnë aleatët strategjik të kombit, SHBA-të.



Skip to toolbar