Begaj s’ka dekretuar ende ndryshimet në qeveri, shtyhet seanca e posaçme në Kuvend

Më të fundit


Seanca e jashtëzakonshme parlamentare që pritej të zhvillohej sot në orën 18:00,  ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama, është shtyrë për ditën e nesërme.

Deputetët e PS janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Sakaq, ditën e djeshme kryeministri tregoi nxitim për të dorëzuar personalisht në Presidencë dekretet për ndryshimet e reja në qeveri, pak pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në Kongres, Rama njoftoi ndryshime në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën. Lëvizjet prekën edhe qeverinë, ku më i bujshëm ishte largimi i Taulant Ballës nga detyra si ministër i Brendshëm. Ai do të zëvendësojë Spiropalin duke qenë ministri i ri i Shtetit për Parlamentin. Ndërkohë, tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Ndryshimet e qeverisë

Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi



Skip to toolbar