Bejko: PD në krizë funksionaliteti, degët janë shpërbërë! PS po mobilizohet për vendoret

Më të fundit


Kjo e dielë feste për qytetarët, është protestë për opozitarët të cilët ‘festuan’ me fishekzjarre drejt kryeministrisë. Analisti Roland Bejko tha se PD ka një krizë funksionaliteti dhe se degët e saja janë shpërbërë. Sipas tij, PS po mobilizohet për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm që do t’I bëjnë sërish fitues.

“ Këto tre muajt e fundit, Berisha ka dalë dhe ka thënë se jemi në kilometrin e fundit. Ndërkohë që shohim se, sa vjen, bëhen më të vogla këto “xhirot e ajrimit” që Berisha u bën të burgosurve të vet, që i ka marrë peng. Në vend të ajrit, thithin gaz lotsjellës dhe rëndojnë shëndetin.

Ata që i shkojnë ende nga pas Berishës nuk e kuptojnë pse ai i instrumentalizon dhe i nxjerr në një rrugë politike që nuk është politikë. Ata meritojnë çdo lloj keqtrajtimi që u bën Berisha.

Kam qenë kryetar lokal në PD dhe e di sa e lodhshme është të marrësh njerëz në Tiranë; kërkon mundim fizik dhe mjete financiare. Është një sakrificë e madhe t’u mbushësh mendjen qytetarëve.

PD ka një krizë të funksionalitetit të saj; degët janë shpërbërë. PS dhe Rama kanë mbledhur ekipin e tyre dhe e kanë vënë në punë, edhe pse kanë një makineri që e grasaton. Edhe zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm do ta bëjnë sërish fitues.

Qëllimi i protestës, sipas Berishës, është rrëzimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike. Që të rrëzohet qeveria sot, në Çeki ka dalë populli në rrugë, jo opozita.” 



Skip to toolbar