Beleri në Parlamentin Europian/Barka: Nuk është pozitiv mitizimi i tij, ka diferencë me deputetët e tjerë

Më të fundit


Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës është në listën fituese të partisë “Demokracia e Re” të kryeministrit Grek Kyriakos Mitsotakis për të qenë deputet në Parlamentin Europian. Sipas rezultateve të deritanishme, pasi janë numëruar mbi 90% e kutive të votimit, Fredi Beleri renditet i treti si kandidati më i votuar.

Ish-deputeti i OMONIA-s, Panajot Barka dhe analisti Mentor Nazarko, kanë folur në emisionin “Real Story” lidhur me këtë ngjarje. Sipas Barkës, nuk është pozitiv mitizii që i kanë bërë Belerit, pasi ka diferencë me deputetët e tjerë grekë.

Nazarko: Natyrisht që është fakt që brenda Himarës ka grekë. Greqia është brenda të drejtës së vetë që të luajë me kartën e tyre, pavarësisht numrit, vetdijës dhe origjinës. Çfarë niveli ka arritur një trevë e shquar e historisë së Shqipërisë, por dhe të Greqisë, pra nga Petro Marko i lavdishëm tek Beleri që ka ato kredencialet që ka dhe që i ka veshur dhe Greqia. Por gjithsesi 234 mijë vetë nga Greqia e ka zgjedhur se përfaqësues të tyre Belerin. Edhe kjo është shqetësuese.

Barka: Besoj jemi në akoma në një pikë kritike. Besoj që me një plan të shpejtë dhe të gjerë, kemi një zgjidhje të problemit. Sepse u gjet një zgjidhje, që Beleri me ndihmën e mekanizmit të partisë në Greqi dhe me kryqe, doli që të ishte pjesë e Parlamentit Europian. Për mendimin tim, është një moment shumë historik, se është një rast i parë për BE që një njeri me shtëtësi të dyfishtë si Beleri zgjidhet në Parlamentin Europian dhe e dyta ai zgjidhet dhe fiton duke qene dhe mandatin e kryetarit të bashkisë dhe mandatin e eurodeputetit. Arritën e mitizuan Belerin në Greqi dhe unë nuk mendoj se kjo është pozitive. Pash disa deputete femra dje në TV dhe pash që kemi një diferencë shumë të madhe mes nivelit politik të atyre deputetëve dhe Belerit, por kjo zgjidhje e votuesve.



Skip to toolbar