“Beleri subjekt i drejtësisë”/ A do na pengojë Greqia rrugën drejt BE? Rama përgjigjet me batutë

Më të fundit


Në emisionin ‘Real Story’, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me batutë pyetjes së gazetarit Sokol Balla, nëse Greqia do të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE për shkak të çështjes Beleri.

Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se  çështja është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të.

“Nuk besoj se do vazhdojë shqetësimi i Greqisë deri në 2030 dhe nëse do mbetet kjo punë te Beleri, nami u bëftë, ne mos hyfshim kurrë në BE. Por unë nuk besoj se kjo do mbetet aty, kjo është një çështje që është e pakuptimtë edhe të diskutohet më. Ne e kemi kryer këtë diskutim, zotëria është subjekt i organeve të drejtësisë, janë ato që do vendosin çdo ndodhë me të. Sa i përket, përtej humorit, 2030 për mua nuk ka shumë rëndësi, nëse jemi formalisht apo jo në BE, për mua ka rëndësi që ne të bëhemi një vend me të gjithë parametrat e BE për veten tonë, për fëmijët tanë.” u shpreh Rama.



Skip to toolbar