Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Nuk dihet ende arsyeja e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
“Jam përherë transparent, do t’ju njoftoj”, u ka thënë ai gazetarëve.
Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar.