Bënin kërdinë me vjedhje në Belgjikë, arrestohet ‘skifteri’ i dhjetë në Tiranë

AKTUALITET


Një person u arrestua pasi akuzohet për vjedhje dhe pjesë e grupit të struktura kriminal për vjedhjen e sendeve me vlerë në Belgjikë. Në pranga ra shtetasi K.D., 45 vjeç, i cili shënon dhe të arrestuarin e 10 gjatë operacionit të koduar “PICASO”. Ky operacion ka vënë në pranga 10 shqiptarë, 4 prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri dhe 6 të arrestuar në Belgjikë. Këto shtetas akuzohen se gjatë qëndrimit të përkohshëm në Belgjikë, vidhnin banesat duke marrë objekte me vlerë dhe më pas i dërgonin ato në Shqipëri.

Arrestimi i 45-vjeçarit u bë nga Task Forca “Antiskifter” , ku pasi morën informacione se një person në kërkim ndodhej në rrugën “Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i tij. Ai ishte nën hetim i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

Ndaj këtij personi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”.

Ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 69, datë 25.04.2019, bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në datën 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Nga Task Forca “Antiskifter” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.



Skip to toolbar