Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar në Gjykatën e Posacme zëvendësimin e masës së sigurise së arrestit me hurg në një masë më të lehtë duke ofruar një garanci pasurore prej 20 mijë eurosh në këmbim të lirimit nga qelia.
Kërkesa e Beqaj vjen rreth 2 vite pas arrestimit të tij nga Spak mbi dyshimet se ka kryer veprat penale korrupsion pasiv, shkelje në procedurat e tenderëve, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja, mashtrim në bashkëpunim dhe fshehje të pasurisë.
Ndërkohë të martën GJKKO rrëzoi kërkesën e bashkëpunëtorit të Beqajt Ermal Kurtulaj për ndryshim të masës së sigurisë “arrest me burg” me një tjetër masë më të lehtë sigurie. Sipas SPAK, Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar biznemenit Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme që të zbatojë prokurime fiktive në kundërshtim me ligjet e BE.
Tenderat, sipas SPAK, bëheshin vetëm për efekt dokumenti dhe më vonë përfundonin tek kompani të lidhura me Ilir Beqajn.
