Gjykata e Posaçme e Apelit gjatë seancës të së mërkurës, la në fuqi masën e arrestit ne burg për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili iu drejtua togave të zeza duke kërkuar një masë më të butë sigurie.
Edhe për 6 të tjerë të hetuar te tjere për çështjen e SASPAC, Apeli I Posaçëm nuk pranoi të zbuste masën e sigurisë, duke lënë në arrest në burg, Ermal Kurtulajn, në arrest shtëpie Gazmend Haxhian, Elton Marinin dhe Alfred Nikollajn,ndërsa në detyrim paraqitje u lanë Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.
Të vetmes që iu ndryshua masa e sigurisë, ishte Marinela Jazoi të cilës Apeli I posaçëm nga procedim në gjendje të lirë, I caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Ilir Beqaj akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv, mashtrim, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Ish-ministri I shëndetësisë, njëkohësisht ish-drejtor i SASPAC, më 5 gusht ofroi një garanci pasurore prej 5 milionë Lekësh dhe kërkoi që masa e sigurisë nga arrest me burg të kalonte në arrest shtëpie, po pavarësisht kësaj togat e zeza nuk pranuan ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas SPAK, në kohën kur Beqaj ishte në krye të Agjencisë së Koordinimit të Fondeve të Huaja, është abuzuar në të paktën 8 prokurime që janë bërë në këtë agjenci.
SPAK thotë se ka gjetur prova se Ilir Beqaj, në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, urdhëronte procedura fiktive prokurorimi, me vlerë qindra mijëra Euro, kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera dhe përfitues fundor të ishte pikërisht vetë ish-ministri përmes restorant “Gzona” në Tiranë. Hetimi për zbulimin e kësaj skeme nga SPAK nisi paralelisht me dosjen e sterilizimit ku ish-ministri i Shëndetësisë është po në akuzë për shpërdorim detyre.