Berat- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Berat –Dimal”, më Moravë. Mësohet se një grua dhe fëmija i saj 2 vjeç janë përplasur nga një automjet që drejtohet nga një 25-vjeçar.
Sipas policisë, gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija nuk ka probleme për jetën. Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.