Berat/ Qëllohet me armë drejt një automjeti, identifikohen autorët, policia ngre pika kontrolli në hyrje- daljet e qytetit

AKTUALITET


Berat-Qëllohet me armë drejt një automjeti. Kanë qenë dy shtetas që kanë bërë kallëzim në polici se janë qëlluar me armë ndërsa po lëviznin me makinë. Ngjarja është raportuar në lagjen “Donika Kastrioti” pranë spitalit në Berat. Sipas policisë nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë mësohet se janë dy autorët të përfshirë në këtë ngjarje, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur për arsye hetimi. Sakaq pas identifikimit të autorëve policia kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



Skip to toolbar