Duke iu referuar qytetarit dixhital, ish kryeministri Berisha shpeshherë bën postime në faqen e tij në facebook të lajmeve që rezultojnë të pavërteta. Mjafton të jenë denoncime dhe akuza ndaj qeverisë dhe ish kryeministri i poston pa i vërtetuar duke dalë blof shumë herë. Kështu ka ndodhur edhe me një video që ka postuar një ditë më herët.
Punonjësit e Policisë së shtetit u mblodhën të dielën para ambasadës italiane në Tiranë dhe mbajtën ndezur sirenat e Policisë. Në shenjë respekti për dy policët e vrarë në Itali, Policia e Shtetit organizoi një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë.
Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.
Ish-kryeministri Sali Berisha shpërndau videon ku policët nderonin kolegët e tyre italianë, e në vend që të përshëndeste veprimin e tyre, i sulmoi ata duke i akuzuar rëndë.
Në postimin e videos, Berisha shkruan: “Narkokaragjozët e gjeneral Hashashit dhe Adi Eskobarit”.
Për këtë postim, kanë qenë me qindra qytetarë që kanë kritikuar ish-kryeministrin Berisha, e duke parë që kritikat po vinin gjithnjë e në rritje, Berisha ka vendosur që të fshijë këtë postim.
Nuk është hera e parë që ish kryeministri del blof me postimet dhe denoncimet që bën bazuar vetëm tek “qytetari dixhital”.