Berisha dorëzoi firmat, Ngjela: Falsifikimi, vepër penale. A do ta denoncojë Basha në SPAK?

Më të fundit


Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar një ditë pasi Sali Berisha njoftoi se janë dorëzuar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, formularët me firmat e delegatëve që kërkojnë të mblidhet më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ngre pyetjen nëse firmat dhe emrat e atyre që kanë firmosur do të bëhen publike.

Lidhur me zërat në PD që kanë deklaruar se gjithë procesi që ka organizuar Berisha për mbledhjen e firmave është fals, Ngjela kujton se falsifikimi firmave është vepër penale dhe ndër të tjera pyet nëse lideri i demokratëve Lulzim Basha do ta denonconte në SPAK këtë.

Postimi i plotë nga Spartak Ngjela

Berisha deklaroi se i mblodhi firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Por janë të shumtë ata në PD që thonë se gjithçka është fals.

Po ku janë firmat dhe emrat e firmëtarëve, do të bëhen ato publike?

Falsifikimi i firmave të këtij procesi është vepër penale. E di Berisha këtë?
Atëherë…

Po Basha, si kryetar partie, a do ta denoncojë në SPAK këtë vepër penale?
Të shohim



Skip to toolbar