Berisha drejt arrestimit, Meta: Vendimi antikushtetues

Më të fundit


Një votim antikushtetues e ka konsideruar Ilir Meta votimin e sotëm në parlament, që zhvesh nga imuniteti ish kryeministrin Sali Berisha dhe i hap rrugë SPAK për arrestimine e tij.

“Kjo është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe inskenimin e një opozite fasadë që i bën shërbime këtij regjimi. Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e kuvendit.

Akt antikushtetues që synon asgjësimin e opozitarizmit, shkel një sërë të drejtash që i garanton deputetit kushtetuta dhe praktikisht e pezullon deputetin nga detyra.

Ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore synojnë minimin e trans, llogaridhënien dhe parlamentarizmin”, tha Meta.



Skip to toolbar