Kryeministri Edi Rama, vijon me videomontazhet satirike për kryedemokratin Sali Berisha.
Rama ka publikuar në “Facebook” videon e dy bufave, teksa në sfond dëgjohet deklarata e Berishës që e konsideroi veten si një Iphone dhe kryeministrin si një telefon Nokia i dikurshëm.
“E mbani mend Nokia tre dekada më parë ishte në krye të teknologjisë, por Apple nxori Iphone-n e parë, shumë më lart, shumë herë mbi Nokia. Nokia tentoi ta kopjoi Apple, por dështoi.
Apple nuk ia përmendi kurrë kopjen Nokias, por vazhdoi të përmirësojë e të përmirëojë Iphone-n e saj”, dëgjohet në videon e publikuar një fragment i shkëputur nga fjala e Berishës në Sheshin Nënë Tereza më 12 prill. Ndërsa krahas videos, Rama shkruan: jerm.