“Berisha është ‘non grata’, vendimmarrje që nuk zhbëhet”, Lami: Është kthyer barrë për PD-në

Më të fundit


Kryetari i Partisë Demokratike vazhdon të bie pikiatë kur vjen puna tek pëlqyeshmëria e elektoratit në Shqipëri. Ky fakt u tregua nga matjet e kryera nga Instituti Republikan, i cili pohon se treguesit për Berishën janë shumë të ulët .

Analisti Roland Lami, i ftuar në “Real Story” u shpreh se Berisha është kthyer në barrë të rëndë për PD, pasi hallin personal e ka kthyer në çështje të partisë dhe kjo e ka çuar në rënie të vazhdueshme partinë.

“Sali Berisha është non grata, është vendimmarrje që nuk zhbëhet. Ndoshta nuk është non grata PD, por është non grata kryetari i saj. Është non sens me perceptimin që ka publiku ndaj besueshmërisë së faktorit ndërkombëtar, në këto dy tregues negativë futesh në garë, dhe gjithë barrën e problemin individual që kë qoftë me SPAK, qoftë me ndërkombëtarët për shkak të non gratës ia ke vendosur si barrë subjektin politik që drejtë. Duhet çliruar partia kur ti kthehesh në barrë.”, tha ai.



Skip to toolbar