“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Më të fundit


Analisti Skënder Minxhozhi thekson se beteja e fituar diplomatike me Greqinë për rastin e Fredi Belerit është një ngjarje që shenjon vitin 2024.

Në emisionin “Real Story”, analisti u shpreh se kryeministri Rama theu një tabu, pasi Greqia ishte mësuar të bënte ç’të donte me fqinjët e saj.

Nga ana tjetër, duke komentuar Sali Berishën, ai tha se ka fituar një betejë që doli nga arresti shtëpiak por jo luftën, pasi përballja me drejtësinë vazhdon ende.

“Rama ka qeverisur, Berisha është munduar qe të menaxhojë dramën e tij penale dhe jo keq se me 50 vetat te rrugica ka mbajtur gjallë një kandil. Megjithëse është ende në proces. Ka përfunduar në pikëpamje të izolimit është sukses, por jo për procedurën. Doli nga izolimi por nuk fitoi luftën.

Ka fituar një betejë procedurale. Nga ana tjetër, Rama është kryeministri që paraqitet me plot kosto, lodhje, problem gjatë rrugës se hera e parë kur ka hyrë në atë zyrë është larg. Ka ndërruar stafet, PS që është ajo që formati që ushqen ekzekutivin po i shteron rezervat e karburantit për të ushqyer qeverisjen dhe kësisoj qeverisja e Ramës është me shumë më tepër dritëhije se sa vite më parë.

Nga ana tjetër, Rama ka gëzuar një status të tillë ekspozimi dhe figure publike me formatet kur del, me mënyrën se si flet, me kishën me dy krahë që kërkon njërën me besimtarë dhe tjetrën me persona që e urrejnë. Trump më shumë se kushdo tjetër është figurë ndarëse.

Rama ka protagonizmin e tij, por ndoshta duhet të shihen dhe bilancet sepse hapja që ka bërë Rama me Greqinë, me emigracionin tonë atje, beteja diplomatike e fituar me Greqinë është një nga ngjarjet e vitit 2024 sepse theu një tabu ku Greqia, fitonte çdo gjë me fqinjët e saj dhe bënte ç’të donte me fqinjët.

Trokiste në Bruksel dhe i thoshin ti ke të drejtë. Mbi të gjithë dhe këtu në emision e kemi thënë, që e vetmja gjë në këtë qytet e re është SPAK. Kjo e bën drejtuesin e saj automatikisht me një numër të madh edhe votash popullore, dhe në të gjithë sondazhet që shohim Dumani është edhe hero, edhe personazh.“, u shpreh Minxhozi./abcnews.al



Skip to toolbar