Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha po mbahet me pa të drejtë në nmasën e arrestit shtëpiak.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Shehu u shpreh se dosja me të cilën akuzohet Berisha, është qesharake. Ndërsa analisti Mentor Nazarko deklaroi se luhet fati personal, por edhe juridik i Berishës, teksa shtoi se kreu i PD nuk ka mbështetje ndërkombëtare.
Tritan Shehu: Çdo gjë është e diskutueshme e kritikueshme, aq më shumë një reformë e tillë në drejtësi. Kryetari i opozitës. lideri i opozitës, është nën arrest, është i burgosur, i izoluar politikisht. është agresioni më i madh që mund t’i bëhet ndaj kryetarit, ndaj partisë politike opozitare dhe Partisë Demokratike. Me një dosje e cila është qesharake. Me një dosje, që ka vendim qeveritar, 15 vite më parë, vendim kolegjial. Pra, janë vendime qesharake, fakti që nuk ka asgjë substanciale në atë dosje, tregon që nuk ka asgjë.
Pse duhet izoluar? Pse duhet mbajtur? Gjykata, e vendosur politikisht. Edhe gjykata e Koresë së Veriut mund të marrë vendim, por nuk është e drejtë.
Mentor Nazarko: Luhet fati i tij personal, juridik, gjyqësor, luhet trashëgimia. Ka zgjedhur të shfajësohet edhe si anti-amerikan. Berisha është plotësisht i justifikuar. Ne na kujtohet që e njëjta skemë përplasjeje ka ndodhur në vitet 1996-1997. Ju, asokohe krijuar narrativën, është Amerika e keqe, por Evropa e ka mirë me ne. Është komplot i madh shumë, unë e di këtë. Non grata është edhe nga Anglia. Ajo që i ndodhi Nanos, iu desh një vit, por u konsiderua burgosje politike. Berisha nuk ka mbështetje ndërkombëtare./abcnews.al