Berisha i jep të drejtë Neritan Cekës: Shqiptarët i vraftë Zoti….

AKTUALITET


Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në facebook videon e Neritan Cekës ku mallkon shqiptarët në rast se shkojnë të votojnë në 30 qershor, duke e cilësuar të drejtë reagimin e tij.

“Revolta e ligjshme shpirterore e Neritan Cekes, njerit prej themeluesve te pluralizmit politik, me varrmihesin e zgjedhjeve te lira!”, kështu shkruan Berisha në facebook.

Neritan Ceka ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin e Artur Zhejit në Ora Neës ku tha se shqiptarët nuk duhet të shkojnë të votojnë më 30 qershor dhe më pas shpërtheu në mallkime të rënda.

“Të mblidhemi dhe të themi cila është Shqipëria që duam. Se nuk është Shqipëria që duam kjo e katundarëve të Rilindjes. Të mblidhem dhe të themi: zotërinj, shqiptarë, në 30 qershor ju vraftë Zoti nëse shkoni në votime. Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti! E kam të drejtë se unë me shokët e mi e kam dhënë këtë vote qe duan ta shpërdorin në 30 qershor. I zëntë bukën e kalamajve! Në dhjetor edhe une kam pas kalamaj. Ai që shkel mbi voten ui qerrofshin syte, nuk di çfarë mallkimi tjetër te them” është shprehur Ceka në emision.

Duket se edhe Berisha ndan të njëjtin qëndrim me të.

Revolta e ligjshme shpirterore e Neritan Cekes, njerit prej themeluesve te pluralizmit politik, me varrmihesin e zgjedhjeve te lira! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 11. Juni 2019


Skip to toolbar