Në emisionin “Real Story” në ABC analisti Skënder Minxhozi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë politikani që ka listën më të madhe të akuzave, duke qëndruar sipas tij në majë të piramidës.
Gjithashtu ai shton se Berisha i ka refuzuar gjithmonë gjykatat, por sot imuniteti i ish-kryeministrit ka rënë.
“Në Shqipëri ka pasur një kastë politike që kanë gëzuar imunitet për gati 30 vite, në majë të piramidës qëndronte Berisha, ka qenë politikani që ka listën më të madhe të akuzave ndaj tij, për shumë krime të pretenduar, të vërteta apo gjysmë të vërteta. Mjafton ajo deklaratë që ka bërë për 21 janarin. Tani mendoj që “imuniteti i vërtetë” Berishës, mori goditjen ditën e samitit kur po dilte të bënte anti-mitingun ne urën e Lanës. E dimë se çdo ti ndodhte dikujt nëse do të ngrinte dorën ndaj një politikani në rrethana të tjera. Gjesti është i dënueshëm, por me një fuqi tjetër politike ai gjest do të kishte një fund tjetër. Kjo e sotmja është një goditje e drejtpërdrejtë, pasi ai i ka refuzuar gjithmonë gjykatat”, ka thënë ndër të tjera Minxhozi.