“Berisha s’përbën rikthim, hyri në një gropë dhe doli”, kështu u shpreh Ibsen Elezi në emisionin “Real Story” në ABC News ndërsa komentoi rikthimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend.
Sipas tij, Berisha doli nga një situatë të cilën e kishte shkaktuar vetë si pasojë e veprimeve të tij.
Ndër të tjera theksoi se mbi ish-kryeministrin Sali Berisha rëndon akuza e vjedhjes së opozitarizmit, dhe sipas tij mund të shkojë “në vjedhjen e PD” dhe kjo, nënvizoi Elezi, është akuza më e madhe.
“Ajo që ndodhi me zotin Berisha ishte lëvizje e detyruar që ia imponuan njërit tjetrit. Berisha artikulon mosbindjen civile. GJKKO ishte e detyruar të ndërmerrte një vendim. Pra lëvizje ishte shah mat, mendoj që politikisht e ka tentuar qëllimisht, të testonte politikisht. Më pas u fut tek teknika. Pra fakti që Berisha përfundoi në arrest shtëpia ishte pasojë e veprimeve të veta. U fut në një gropë dhe doli nga gropa dhe për atë që bie në gropë duket sukses por për njerëzit nga jashtë nuk përbën rikthim. Por problemi i Berishës ka filluar me 11 dhjetori e 2021. Modeli i Bashës ishte model i dështuar edhe pse në atë kohë kishin marrëdhënie, ndonëse shumë komplekse. Zoti Berisha duke e njohur gjendjen në PD dhe nga të gjithë ata që ishin kundërshtarë të Bashës, realizoi 11 dhjetori, dhe unë e kam parashikuar që filloi modeli Basha. Pas 11 dhjetori rrugëtimi tregoi që Berisha nuk mbajti asnjë nga premtimet që tha…Në PD është shkërmoqur besimi. Shkelja e marrëdhënieve institucionale është shkërmoqje e besimit”, tha ai.
Më tej ai theksoi se Partia Demokratike është braktisur nga një pjesë e mirë e demokratëve.
“Më Berishën sot nuk ka një vullnet shumicë në gjithë shtrirjen e anëtarësisë…Berisha arriti të rrisë pjesëmarrjen deri në 26 mijë. Mjedisi i anëtarëve aktiv është zvogëluar shumë. Njerëzit kthehen në indiferencë sepse nuk kanë besim. E rremë është se pjesa më e mirë e demokratëve pothuasje e kanë braktisur PD”, shtoi Elezi./abcnews.al/