Berisha kapërcen “ylberin”/ Shkel më në fund në SPAK, merret në pyetje për “Partizanin”

Më të fundit


Për herë të parë ish-kryemininistri Sali Berisha  hyri në prokurorinë e posaçme dhe u pyet si person nën hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me aferën për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha u partaqit në orën 10 në prokurori, por harroi se ishte thirrur si person ndaj të cilit zhvilllohen hetime.

“Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit”

Ish-kryemoinistri u pyet për rreth 1 orë e 30 minuta nga dy prokurorët Ebnkeleda Millonai e Arben Kerja që I vunë përballë fakte dhge prova për përfshirjen e tij në atë që cilësohet si afera për ish-kompleksin Partizani.

“Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit?”

U kujdes më shumë të lëshonte akuza ndaj prokurorëve të posaçëm dhe të mos i përgjigjej pyetjeve të tyre.

“Gjeta aty një grup të terrorizuar në një karrige bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie.”

Madje kërkoi edhe ndihmën e avokatëve mbrojtës për ti kujtuar pyetjet që I drejtuan prokurorët e posaçëm.

“Nuk ishin pyetje ato, por një vetëdenigrim… Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje mediokër sa…”

Ish-kryeministri Sali Berisha dha sqarime përballë prokurorëve Enkeleida Millonai e Arben Kraja, ndërsa prej 30 dhjetorit të kaluar mbahet I izoluart në banesë. Fillimisht ndaj u caktusa mas masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” por Bersiha nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues çka detyroi prokurorët të ashpërsojnë masën e sigurisë.



Skip to toolbar