Në qiellin e shtatë për betimin e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Donald Trump, por me frikën se do të injorohet shpejt për non gratën e tij.
Kryedemokrati Sali Berisha nuk e fsheh se për Trump, non grata e tij është si një pikë në oqeanin që nuk e kalon dot prej vitesh, por thotë se do të nsë lobimin pranë administratës së re amerikane për të kërkuar zyrtarisht heqjen e saj.
“Natyrisht Donald Trump do të ketë politikat e tij të padiskutueshme. Ajo është një oqean, kjo është një pikë uji në oqean, natyrisht unë kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj ta heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani do kërkoj sipas rregullave që kanë të shqyrtohet një vendim që ka në bazë lobimin korruptiv të Edi Ramës, dhe Soros. Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re, sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim, ky grusht shteti brenda shtetit ndaj forcës politike, opozitare të Shqipërisë, të marrë fund.”
Një kthesë 180 gradë ka bërë Berisha nga ftesa për Lulzim Bashën. Ndoshta nga heshtja e këtij të fundit, kryedemokrati u vetëkorrigjua duke theksuar se Basha nuk e ka derën të hapur në seline blu.
“ Thirrja ime kishte të bënte dhe ka të bëjë vetëm me njerëzit e lirë. Njerëzit e lirë janë të ftuar të na bashkohen. Më thoni ju për Lulzim Bashën.. ju mund të më thoni edhe për Taulnat Ballën pastaj. Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, mund të ndash këta dy persona.”