Berisha: Këtu ka tradhti burra! Lushnja, kreu i PD akuzë ndaj të vetëve: Ka spiunë

Më të fundit


Sali Berisha nuk dorëzohet. Rama mund të hapë edhe të gjithë kapitujt, por për të, anëtaresimi në BE është i pamundur.

“Kjo konferenca ishte e skeduluar 4 muaj me pare. Tani ka dalë nga qeveria e re gjermane, sintoni me Francën, se pa u reformuar BE, nuk ka zgjerim. Pra është një mur që s’e kalon dot. Shqiptarët, po të duan pasaportë europiane, e vetmja mundësi është të ikin jashtë.”

Berisha ngriti tonet, kur u informua për arrestimin e shitblerjes së votës në Lushnje në favor të PD. Por ndryshe nga Gaz Bardhi, Ai hodhi akuza per tradhetare brenda të veteve.

“Unë do e përjashtoj menjëhere nga PD, sapo ta mësoj. Jo. Do jetë agjent i infiltruar, siç bënë me Belerin. E kanë bërë Vlora Hyseni me Ardi Veliun”

Berisha, i cili ka vendosur në Elbasan në liste zonjën Çapja, kërcënoi rivalin e tyre Suel Çelën të mos mbështesë një tjetër zonjë të PS.

“Ka dalë Suel Cela, mbledh vota për një Sara Mila. U thotë votoni këtë, që të më shpëtoni mua. I them këtu, se po të paralajmëroj, do ndëshkohesh, do bëjmë krimin elektoral me 20 vite burg.”

Për të bërë këtë, Berisha fillimisht duhet të vijë në pushtet. Por nëse vjen, premton të bëjë edhe gjëra të tjera. Një orë pasi Altin Dumani kërkoi një mandat të dytë për prokurorët e SPAK, ai premtoi se Kushtetuta do ndryshojë vetëm për Gjin Gjonin.

“C’është kjo, kërkon ndryshim kushtetute për mandatin e tij ai, jo s’do ndodhë. C’problem ka të mbarojë në SPAK, e të kthehet në prokurori tjetër ku ishte. Kushtetuta do ndryshohet po. Po ata që larguat se dhanë dënim përjetë për kryebanditë. Edhe i flakët. Jo.”

Berisha e di se shumica e shqiptarëve nuk e mbështesin planin e tij për ta zhbërë drejtësinë. Ai vetë le të kuptohet se drejtësinë nuk e duan, vetëm ata që kanë probleme me të. Por këto ditë për të, atij i intereson vetëm çfarë mendon sherifi  e i shtrenjte i Amerikës.

“Ju them, se ai është i bindur që këtu është një drejtësi e politizuar”



Skip to toolbar