15 vite pas 21 janarit, nuk ka asnjë reflektim, asnjë keqardhje dhe asnjë ndjesë. Përkundrazi. Sali Berisha thotë se vrasja e katër protestuesve të paarmatosur nga ana e Gardës, ishte e ligjshme.
“Sa u dënuan aty, por nuk gjeti asnjë shkak se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj dhe ajo propozoi vendimet. Kjo është historia”, – u shpreh Berisha.
Po vetë si ish kryeministër Berisha a ndjen qoftë dhe përgjegjësi morale për 4 viktimat në bulevard? Doktori kërkon sërish të presim edhe pak.
“Prit një minutë. Sali Berisha u rrethua në zyrë. Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ja mbath. Jo unë në zyrë. Pse në zyrë? Se isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt”, – tha ai.
Ky 21 janar, ndryshe nga 15 vjet më parë, e gjen keq Berishën non grata, me amerikanët, ndërkohë që nesër në Kuvend do votohet Bordi i Paqes, ku gjendet kryeministri. Ndaj për Berishën, pas datës 21, duhet të kaloje sa më shpejt edhe sikleti i një seance ku i duhet të votojë o pro Ramës, o kundër trump.
“Çfarëdo ftese të marrë, Edi Rama mbetet një narko-diktator. Urgjencën e ka për 24 janarin, po” – tha ai.
