Berisha mund të hyjë në grevë urie/ Kreu i Foltores do përdorë të gjitha format për të mbrojtur veten nga SPAK

Më të fundit


Dosja hetimore e SPAK, nën dyshimin e korrupsionit në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, por e çon Berishën drejt vendimarrjeve ekstreme.

Ende nuk ka asnjë plan për zbritje të terren apo nisjen e protestave të paralajmëruara shumë herë, dhe arena e tij e parë duket se do të jetë Parlamenti.

Vetë Berisha deklaron se do të bëjë betejë, deri në ekstrem dhe këtu pohon se oposion është edhe ngujimi në Parlament, në grevë urie.

“Por një gjë po të them, çfarëdo vendimi të marrin, po nuk restauruan një më një të drejtat kushtetuese të deputetëve në parlament, ajo betejë do të vazhdojë gjer në ekstrem. (edhe grevë urie)”

Kjo grevë urie që Berisha paralajmëron do të nis që këtë të hënë apo në vijim, kjo ende nuk dihet. Megjithatë, njëherësh ai do të duhet të paraqitet edhe në SPAK, për të firmosur se i bindet urdhave për të mos dalë jashtë territorit, për shkak të hetimeve të nisura ndaj tij, prej datës 21 tetor, kur ai u vu nën masën e detyrimit të paraqitjes tek oficerët e policisë gjyqësorë në Prokurorinë e Posacme, ndërsa dhëndri i tij është pas hekurave.



Skip to toolbar