Berisha: Ndaj Kazakistanit e Bjellorusisë, fitorja detyrim

KOMBËTARE


Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares, ka dalë para mediave në konferencën e zakonshme për shtypin. Nesër kuqezinjtë përballen me Kazakistanin dhe fitorja është detyrim, për të shpresuar në vendin e parë në grup. Portieri i SPAL është optimist dhe beson se do e kalojnë me sukses këtë test.

“Fitorja me Kosovën? Sigurisht që çdo fitore të jep besim dhe motivim për të fituar me Kazakistanin. Kosova kishte rëndësinë e vet, por jo sa këto dy ndeshjet e Nations League. Jemi të përqendruar te sfida e radhës. Me Kosovën pati rotacion dhe djemtë bënë një ndeshej të mirë. Në të ardhmen Reja mund të ketë më shumë vështirësi për formacionin. Jemi të kënaqur si grup dhe duam që të fitojmë sfidat e radhës”.

“Kemi lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Ndeshja e fundit ishte e mirë. Kanë ardhur edhe disa me eksperiencë dhe kualiteteti rritet. Kur duhen pikët duhet të bëhemi bashkë dhe të bëjmë më të mirën e mundshme. Shiriti i kapitenit? Nuk ndryshon gjë tek unë, gjithmonë mundohem të jap maksimumin”.

“Nuk kemi presion, është ndeshje e rëndësishme. Mendojmë se jemi një ekip më i mirë se Kazakistani dhe po e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë, ndaj nuk kemi presion. E njohim kundërshtarin dhe fakti që luajmë në shtëpi do na ndihmojë më shumë. Shpresojmë të mos kemi probleme”.

“Nuk mendoj se nuk u paraqitëm mirë në Kazakistan. Mund të fitonim edhe 2 apo me 3-0. I krijuam rastet, ishin të pastra për të shënuar. Po të finalizonim do flitej ndryshe. Ekipi reagoi mirë, sidomos në mbrojtje. Mungoi vetëm goli. Tani jemi në shtëpi, janë kthyer edhe disa lojtarë. Këtë herë duhet të tregohemi më konkretë”.

“Kazakistani është ekip i organizuar në mbrojtje dhe luan me kundërsulme. Jemi të përgatitur mirë dhe do mundohemi të shfrytëzojmë mundësitë dhe gabimet e tyre”, përfundoi Berisha deklaratën e tij para mediave.



Skip to toolbar