Aktivistja Evi Kokalari thotë se Sali Berisha nuk është konservator dhe shkatërroi Partinë Demokratike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Kokalari u shpreh se në vitin 2021, i kërkoi Berishës që PD të jetë konservatore, gjë e cila nuk ndodhi. Sipas Kokalarit, Berishës nuk do t”i hiqet “non grata” nga administrata e re e presidentit Donald Trump.
“Mund të ndodhë vetëm nëse ju nga Shqipëria mund të verifikoni që Berisha është konservator. Berisha nuk është konvervator. Jo vetëm që Berisha nuk është konservator, por vetëm konservatorizmin ia kërkova Berishës kur kam ardhur në 2021. Kam riskuar karrierën time. Të thonë çfarë të duan në Shqipëri, se nuk më intereson fare, e di unë se çfarë kam riskuar. Aktivitetet e mia në Shqipëri mi kanë përmenduar. Gjërat përmenden dhe Berisha ishte nën sanksione. E bëri PD konservatore? E shkatërroi të gjithë brenda. Marco Rabios, shok i dashur, ky e ka marrë peng konservatorizmin në Shqipëri. Lëre aty ku është se duhet të pastrojmë korrupsionin në Shqipëri. Duhet të sjellim demokracinë në Shqipëri. Është kaq e thjeshtë. Super qesharake, mbi të gjitha. Më vjen shumë keq ta them, ata nuk janë opozitë, dilni nga loja e vet. Pa hequr këtë opozitë që është marrë peng, nuk luftohet Rama. Atij “non grata” nuk i hiqet”, theksoi ajo./abcnews.al