Sali Berisha nuk e bëri pushim këtë të shtunë por doli para gazetarëve, për të folur edhe për masën e re, që do e çojë drejt Godinës së SPAK, dy herë në muaj. Por ndryshe nga një ditë më parë, me sqarimet që i kanë dhënë avokatët e tij.
Berisha nuk do e kërkoj drejtësinë e tij në vend por po nuk do të lërë as sulmet ndaj trupës së drejtësisë së re.
“Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Irenën me 5 emra e SPAK për trojkën famëzezë të zhytur në krime elektorale. Do i denoncoj gjithnjë e më shumë”.
Nga një ditë më parë, ai nuk ka një vendimmarrje ndryshe për të shkuar në SPAK, edhe pse komunikatën e detyrimit për tu paraqitur nuk e ka firmosur.
“Gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin.”
Ecejaket seli-SPAK megjithatë thotë se vetëm do e forcojnë elektoralisht. Dhe këtu ka shembull Donald Trump, që jo pak ka frymëzuar demokratët me fitoren e tij në SHBA.
“A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është.”
Gjithë këto ditë feste, Berisha i ka kaluar në zyrën e tij, gjë që nuk e kanë ndjekur të tijët