“Berisha nuk t’i jep 400 mijë votat pa fituar diçka”, Minxhozi: Kur mund të negociojë ish-kryeministri?

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC analisti Skëndër Minxhozi u shpreh se nuk e sheh si mundësi tërheqjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Minxhozi nënvizoi se një rrethanë negociate në të tilla kushte, ish-kryeministri mund të shihte si një mundësi për kompromis kur nga amerikanët do t’i ofrohej mes rreshtave një lehtësim i barrës penale që ai ka dhe familjes së tij.

Ai theksoi se qëndrimi i Berishës bllokon procesin politik, duke shtuar:

“Do besoja çdolloj gjëje veçse Berisha të hiqte dorë nga një gjë që atij i jep ende fuqi politike. Grupimi i tij ka shumicën e votave të popullit demokrat. Në këtë moment ai e percepton si një luftë për ekzistencë dhe jo një lojë politike. Mund të them se gjuha e Berishës sot ka qenë shumë e ashpër.

Mund të thuash se është në pragun e një negociate?! Si mund të ndodhë kjo?

Do të vijë Gazment Bardhi ose dikush tjetër nga grupi i mesit dhe do t’ia thotë edhe njërit edhe tjetrit, se duhet t’i bindë të dy. Sepse po iku Berisha, duhet të ikë edhe Basha. Këta të dy të mos jenë më të parët, por të jetë dikush tjetër, pra të menjanohen”, tha Minxhozi.

Artur Zheji: Kapiteni i ekipit të mesit, duhet të negociojë me Berishën dhe me Bashën.

Skënder Minxhozi: Mund ta imagjinosh doktorin në atë raport që ka me SPAK, me Ramën në parlament, me të gjithë atë luftë, me Amerikën po e po, pra në të gjitha këto fronte që i ka ekzistenciale se është në arrest shtëpie, me keq? Mund të them që nuk ka. Berisha duke qenë më i dobët është edhe më agresiv. Nuk mendoj se temperamenti i Berishës duke u vënë në vështirësi, mund të bëhet më i thyeshëm, mendoj të kundërtën.

Artur Zheji: Doktori nuk mund të tolerojë një marrëveshje që e sheh atë jashtë Foltores sepse i vetmi bonus që ka është të jetë kryetari i atij grupimi. Për grupin e mesit, mund të them se nuk do të pranojnë doktorin në krye, me Lulin mund ta kenë më të lehtë. Nuk besoj të ketë tradhtarë të tjerë brenda Foltores. Gjëja që nuk është e bukur është se do kemi ka miniopozita dhe një pjesë e madhe e këtyre aktorëve, nuk do jenë fare deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Skënder Minxhozi: E dini kur të ketë një mundësi për kompromis, do të ishte e kundërta në skaj të gjërave. Do të ishte kur Berishës nga amerikanët do t’i ofrohej mes rreshtave një lehtësim i barrës penale që ai ka dhe familjes. Do të ishte një rrethanë negociate. Berisha nuk t’i jep 400 mijë votat pa fituar diçka.



Skip to toolbar