Deklaratat e sotme të kryedemokratit Basha ka ndezur debatin në emisionin “Real Story” mbrëmjen e sotme mes Skënder Minxhozit dhe Ervin Salainjit.
Sipas Minxhozit Fatos Nano u largua vetë ndërkohë që Berisha nuk iku.
Ndërkohë sipas Salianjit të gjithë ata që mendojnë se PD po rrudhet e ka gabim pasi sipas tij ajo po rigjenerohet dhe mbështetja e SHBA-ve është një avantazh. Ai ka shprehur sigurinë dhe garancinë se nëse zgjedhjet mbahen sot PD fiton.
Por i këtij mendimi nuk është Minxhozi i cili shprehet se tashmë Lulzim Basha është në mandatin e tretë dhe me foltoren e ish-kryeministrit është e pamundur.
Debati
Minxhozi: E majta e ka përjetuar çarjen nga qënia në pushtet. Nano iku dhe iku tamam, ndërkohë Berisha nuk iku.
Salianji: Po si iku mo. Doli kudo mo. Kur Edi Rama largoi Fatos Nanon ai dilte në çdo studio.
Minxhozi: Nuk krahasohet bashkëjetesa Rama-Nano dhe Berisha-Basha.
Salianji: Kushdo që ka njerëz që thonë se PD po shkon drejt rrudhjes e kanë gabim. PD po rigjenerohet.
Minxhozi: Duhet dozë shumë e madhe.
Salianji: I takoj njerëzit çdo ditë.
Minxhozi: I dhanë ndonjë ultimatum Ramës për Nanon?
Salianji: Mbështetja e SHBA-ve është avantazh.
Minxhozi: Po lëreni se është tokë e djegur. Kryetarin që ke në zyrë e ke në mandatin e tretë.
Salianji: Edi Rama ka humbur më shumë sesa Lulzim Basha dhe thoshte tërë kohën hap kutitë ose largohu. Nëse faktorin e SHBA ju e quani… Në mendimin tim nesër të bëhen zgjedhje PD fiton.
Minxhozi: Me foltoren që ka nis?
Salianji: Po. sepse ka shumë pakënaqësi. Po rriten çmimet e shportës, naftës. Mos fluturoni me satelit tani. Rama i vodhi zgjedhjet prandaj jemi këtu.
Minxhozi: Pse e latë ju? Kush do i ruajë?
Salianji: Nuk është kështu. Çdo shoqëri ka ndërtuar instrumenta dhe instrumenti që e pengon këtë është drejtësia. Sot kemi nis komisionin hetimor.
Minxhozi: Asgjë s’keni bërë.