“Çdo orë që kalon, nxjerr fakte dokumenta shkatërrimtare për farsën elektorale të 11 majit”
Ashtu siç pritej, Berisha nisi skenarin e kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve, për të cilin janë gjithmonë farsë, nëse humbet.
“ Që ne jemi të detyruar ligjërishtë të mbrojmë dhe me Kushtetutë të mbrojmë cdo votë të hedhur nga qytetarët shqiptarë, por kjo është rruga gjithashtu për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, farsën e paprecedentë që po kundërmon në të 4 anët, farsë elektorale që organizoi narkoregjimi i Tiranës me datën 11 maj të 2025”
Që prej vitit 1997 e deri në 2025, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se zgjedhjet janë të shkatërruara e manipuluara.
1997- “Zgjedhësit shqiptarë votuan dje në kushte dhe rrethana larg së qeni normale”
2000- “Me rezultatin që arritën por që ua vodhën përdorimit të forcës për falsifikimin. Ata vërtetë përdhosën një votë, por do marrin përgjigjen më të merituar”
Në zgjedhjet vendore të 2003, Berisha refuzonte të njihte rezultatin për Tiranën dhe Durrësin, ndërsa deklaratave të tilla mohuese, iu rikthye në 2013, atëherë kur humbi zgjedhjet, për të mos u rikthyer më kurrë në pushtet.
2013 – “Ky është një procesi shkatërruar, ky është një procesi manipuluar, në mënyrën më absolute nuk mund të pranohet asnjë rezultat dhe të njihet asnjë rezultat. PD nuk do të njohë kurrë pushtet të dalë nga vota e vjedhur”
Zgjedhjet nuk janë asnjëherë të lira dhe të ndershme për Berishën, ndërsa refuzon për herë të 10-të realitetin e ri.
“Ka patur probleme të tjera po kaq të rënda edhe më të rënda. Zgjedhje të kapura nga organizatat kriminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit që kanë në kontot e tyre të nëndheshme miliarda euro dhe që ju ftoj në këto zgjedhje për lëkurën e tyre, sepse sic e dini i garantoj se ato me PD në pushtet do të shpallen organizata terroriste”
Berisha pretendon se bandat i kanë vjedhur 30 mandate, ndërsa shpresat i mban tek antimitingu i thirrur të premten në 16 maj.