Teksa nuk na ndajnë shumë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, një detaj që është përfolur shumë ka qenë dhe vendi se ku do të mbahet ky event, që është stadiumi Air Albania, ku thuhet se qiraja ka shifra të kripura.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin “Real Story” në ‘News24’ tha se organizatorët, që në këtë rast është Berisha, duhet të deklarojë në fund faturën e këtij organizmi si dhe burimin e të ardhurave. Përballë opsionit nëse kjo gjë nuk ndodh, Balla tha se do të kërkojë ndërhyrjen e Kuvendit për zbardhjen e kësaj çështje.
Balla: Janë disa institucione ligjzbatuese. Organet ligjzbatuese të përfshira, një pjesë janë strukturat tatimore. sa kohë nuk bëhet transparente nga organizatorët e shumave të harxhuara, organet mund të hetojnë. Sa kohë që ato nuk deklarohen, janë shuma parash që i tejkalojnë vlerën e shpenzimeve. Nëse merren përsipër nga personi që i organizon, merren për verifikim nga institucionet të cilat verifikojnë burimin e të ardhurave. Partitë deklarojnë shpenzimet e tyre në KQZ. KQZ pas zgjedhjeve auditin partitë. Auditi ka ardhur në PS pas zgjedhjeve të 25 prilit ku ka marrë librat e shpenzimeve. PS ka deklaruar shpenzime 4 herë më të mëdha se PD. Ajo që ka vlerë është se unë i bashkohem thirrjes dhe natyrshëm do të shoh se çfarë instrumentesh ka Kuvendi i Shqipërisë nëse do të duhet që kjo gjë duhet të bëhet transparente. Sa kohë që PD duhet ta bëjë qartë se ky aktivitet është jashtë apo brenda PD.
Sokol Balla: Këtu ka dy mundësi, ose shteti ka frikë nga zoti Berisha… ose
Taulant Balla: Jo, jo ky është turp. Mendoj se legjislacioni aktual e ka me ligj, dhe strukturat ligjzbatuese, duhet të përfshihen në qartësimin nëse organizatorët se bëjnë këtë transparencë. Organizimi i një aktiviteti i tillë, që do të zhvillohet në ‘Air Albania’, që nga qiraja ndaj federatës së Futbollit dhe deri te shpenzimet e tjera, janë domosdoshmëri dhe ngarkon me përgjegjshmëri organizatorët. mendoj se organet ligjzbatuese e kanë për detyrë dhe kush e zbaton detyrën duhet të marrin përgjegjësinë e mosbërjes së detyrës. Një nga problematikat më të mëdha me të cilat Komisioni i Reformës Zgjedhore është dhe një detyrë që e kemi lënë të parealizuar. Një reformë e thellë e mënyrës së financimit të partive dhe transparencën e tyre. Aktiviteti është politik. një aktivitet si ajo që po thoni ju që pritet të ndodh, duhet të ketë natyrshme nga organizatorë një faturë të shpenzimeve dhe burimin e të ardhurave. Zoti Berisha e ka detyrimin që këtë shpenzim ta deklarojë në Inspektoratin e Deklarimeve të Pasurive. Nëse nuk ndodh, do të vijë në studion tuaj dhe do të kërkojë në Kuvendin e Shqipërisë hetim për këtë çështje.