Berisha tallet me shtetin/ Artur Zheji: Çfarë loje po luan ish-kryeministri

Më të fundit


Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon t’i shmanget drejtësisë duke mos u paraqitur në gjykatë për dosjen hetimore për privatizimit e ish-kompleksit Partizani. Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Real Story” tha se në këtë histori problemin e ka shteti dhe jo Sali Berisha. Ky i fundit sipas Zhejit po luan “lojë politike”.

“Berisha mendoj se s’ka asnjë problem, por mendoj se problemin e ka shtetin dhe nuk arrin të jetë shtet. Berisha është 80-vjeçari nga më të lumturit në planet, plot adrenalinë. I vijnë punonjësit e shtetit, trokasin, është një sfidë, është një sfidë është këtu, s’është këtu. Këta ikin, marrin bishtin ndër shalë dhe largohen. Pra, në këtë kuptim është një lojë politike me gjestin, të cilin të paktën për kamerat po e fiton Sali Berisha. Kemi mbetur ke “duhet”, kam përshtypjen se është një stepje, se është hera e parë de ndoshta Berisha luan me këtë precedent. Ndoshta ai kërkon të martirizohet, ndoshta SPAK nuk kërkon ta martirizojë”, tha ai.



Skip to toolbar