Berisha “trondit” drejtuesit politikë/ U heq sigurinë për listat e mbyllyra: Vendos Këshilli

Më të fundit


Një propozim në dukje periferik, por me gjasë i planifikuar, nga ngrirë buzëqeshjen e drejtuesve politikë të Partisë Demokratikë nëpër qarqe, që menduan se kishin siguruar automatikisht mandatin e deputetit.

Një prej tyre, drejtues politik i Vlorës, Bujar Leskaj ka dalë kundër metodës së deritanishme të selisë blu, duke kërkuar që këta drejtues, të mos kenë vend të sigurt në listën e mbyllur, por të hyjnë në primare, ose në të kundërt të dalin në listë të hapur.

Me gjasë, këtë propozim Leskaj nuk e shpiku nga mendja e vet, pasi në një konferencë për shtyp disa orë më pas, Berisha zbuloi se fati i drejtuesve politikë në listat për zgjedhjet parlamentare do të caktohet nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, duke përmbysur gjithccka.

Ky ndryshim 180 gradë i Berishës, pritet të ndryshojë shumë ekuilibra në Partinë Demokratike, pasi disa prej drejtuesve politikë aktualë, me në krye Gazment Bardhin, në vitin 2021 morën mandatin vetëm nga fati se ishin në listë të mbyllur, pasi në një garë kokë më kokë me vota, duhet ta harronin se do të bëheshin deputet.

Berisha nga ana tjetër, po shtyn në dëshirën e tij për të imponuar votën e emigrantëve me dokumente identifikimi të huaja, por kësaj radhe duke paralajmëruar se është gati të hedhë në erë paktin e deritanishëm me Partinë Socialiste. Paralelisht, ai u bëri thirrje emigrantëve të bëhen gati për protesta para ambasadave.

Edhe pse i paqartë dhe vetë si mund të realizohet teknikisht, Berisha e pranon se sistemi PER mund të manipulohet me dokumente identifikimi të falsifikuara, por sipas përllogaritjeve të tij, kjo mund të ndodhë në një sasi të vogël.



Skip to toolbar