Berishës i ikën karta “Irena”/ Gjikondi: Veprimet e Berishës, një “djallëzi” e madhe

Më të fundit


Prokuroria e Posaçme (SPAK) thotë se gjyqtarja e posaçme, Irena Gjoka, nuk është dënuar penalisht në shtetin grek.

Këtë SPAK e bazon në dëshminë e penalitetit dhe përgjigjet që ka marrë nga autoritetet greke. Pas këtyre verifikimeve SPAK kërkon që procedimi penal i nisur në qershor të vitit 2025, ndaj Irena Gjokës të pushohet duke rrëzuar kështu sulmet dhe denoncimet e Sali Berishës.

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh në emisionin “Real Story” se veprimet e  ish-kryeministrit Sali Berisha duke anatemuar publikisht Irena Gjokën  kanë qenë një “djallëzi shumë të madhe”.

Gjikondi u shpreh se edhe sikur Gjoka të ketë fshehur dënimin në Greqi, pretendim që SPAK e hodhi poshtë,  vendimet e mëparshëm të gjyqtarëve nuk zhbëhen dot.

“ Vendimi i SPAK është marrë pasdite. Siç ka ndodhur për Irena Gjokës, dhe kjo është një djallëzi shumë e madhe që bën Berisha jo vetëm ndaj Irena Gjokës, por edhe ndaj çdo prokuror që merret me të. Edhe sikur Gjoka ta këtë fshehur atë dëbim nga Greqisë ose një prokuruar të këtë pasur probleme, nuk e zhbën  dosjen që ai person ka gjykuar.”, tha ajo



Skip to toolbar