Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se bërja e sa më shumë testeve në popullatë nëse ka apo jo koronavirusin, është kurdoherë më e shëndetshme.
Zaloshnja theksoi se në këtë mënyrë, ai që del pozitiv me koronavirus, duhet të vetë-karantinizuar dhe në banesë, të tjerët rreth tij duhet të mbajnë maska, duke mbrojtur veten më tepër.
“Një mënyrë tjetër është edhe bërja e shumë testeve. Bërja e testeve është gjë shumë e mirë. Pse? Sepse nëse ti e di që ka dikush koronavirus, mbahet distancë edhe i karantinuar sic je. Nëse ti e di që ke virusin, je shumë më i kujdesshëm”, tha Zaloshnja.