Përparim Rama është betouar sot si Kryetari i ri i Prishtinës, duke nisur zyrtarisht nga puna. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar kolegun e tij të rinj nga Prishtina për marrjen e detyrës.
“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë – thënë troç, e vendosi në hartën e qyteteve moderne. Bravo mik! Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma më tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara”, shkruan Veliaj.