Kandidati për president nga demokratët Joe Biden, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se çdo votë duhet të numërohet.
Biden u shpreh se demokracia amerikane është zilia e botës, duke shtuar se duhet të kemi vetëm durim për të pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
“Vullneti i fituesve e zgjedh presidentin e Amerikës. Çdo votë do të numërohet. Demokracia ndonjëherë është e rrëmujshme e kërkon durim, qeverisja jonë është zilia e botës.
Senatorja Herris dhe unë besojmë se do jemi fituesit. Numërimi po përfundon dhe shumë shpejt do merreni vesh rezultatin. Ata që numërojnë votat ju përshëndesim nga larg”, u shpreh Biden.